Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!

Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!

Presidentja kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

- Në dhelpërimin e saj vjetor, Presidentja Osmani e deklaroi zyrtarisht prishjen e saj me Albin Kurtin, për shkak se ky i fundit ka luajtur 'bixhoz' me të, përkatësisht me Amerikën.

- Afro katërdhjetë minuta populli e dëgjoi Presidenten Osmani duke treguar se si kjo është 'e mirë', sepse kryeministri Kurti 'është i keq'!

- I janë dashur katër vite hetime për ta zënë bixhozçiun duke luajtur tinëz me të!

- Presidentja e ka ditur kush është Putini, por nuk e ka ditur kush është Albin Kurti.

- Një herë e ka ditur, se e ka quajtur Çavez, por pastaj e ka ndryshuar disponimin për të (me rastin kur e mori një kompliment nga ai), e në kulm të 'lidhjes', siç ndodh rëndomë, e ka zbuluar se ky luan bixhoz me të, që domethënë me Amerikën.

- Bixhozçive, populli shqiptar u ka thënë serbisht -  'kockar'.

Kockar është ai person që luan kockë për të fituar pare. 

- Pra, arsyeja e vetme që luhet bixhoz janë paratë!

- E për inat të fatit, Albin Kurti ka luajtur bixhoz, e Vjosa Osmani i ka blerë dy shtëpi në Lagjen e Milionerëve (që për t'i inspektuar punimet e tyre i përdorte truprojat e shtetit).

- E ky bixhozçiu i dështuar, jeton me qera.

- Presidentja Osmani ka mbetur e vetmuar, padashje!

Sepse e kanë braktisur!

- Pse e kanë braktisur, dihet, të braktisin gjindja kur nuk u duhesh më!

- Anipse është e vetmuar si dhelpra, opozita mendon se Vjosa Osmani nuk është e vetmuar sepse e ka 'Amerikën' me vete!

- Amerikë këta i thonë komplimenteve dhe buzëqeshjeve amerikane!

- Lufta e pozitës dhe e opozitës po bëhet për 'ish votat' e Vjosa Osmanit!

- Ku janë gjithë vota?

A janë kah ana e Albin Kurtit;

A janë në diasporë;

A janë në shtëpinë e Ibrahim Rugovës;

Janë në LDK,

Apo s'ekzistojnë më!

- Vjosa Osmani po bën 'tregti' me 'ish votat' e saj, e bindur se ato vota s'kanë lëvizur vendit!

- Dëshpërimisht po e kërkon një mandat të dytë, prandaj kokën e ka kthyer kah LDK.

- E LDK, është e hapur t'ia marrë votat, anipse nuk e di ku janë 'ato'!

- As Vjosa Osmani nuk e di se kush është sot votues i saj!

- E di unë.

Gjithkush që sot e përkrahë Vjosa Osmanin, ende nuk e ka marrë vesh se ajo s'është më me Albin Kurtin!

- Albini dhe Vjosa, që të dy, shpresat i kanë varur tek Ibrahim Rugova!

- Derisa Vjosa Osmani e mbështet me fjalë Ibrahim Rugovën, Albin Kurti, në anën tjetër, me paratë e shtetit ia rregullon shtëpinë Ibrahim Rugovës.

- Shtëpia e tij është i vetmi muze i gjallë, ku njerëzit jetojnë në të, me paratë e shtetit. Njerëz muzeal...a çka janë!

Trashëgimtarët që gëzojnë privilegje mbretërore...!

Dhe që respektin e marrin falas!

- Vjosa Osmani e çortoi pa aman Albin Kurtin.

U ankua edhe si Komandane!

Admirimin më të madh ndaj personit të saj e shpreh kur i referohet vetes:

 'Unë, si Komandante e Ushtrisë....pa pasul.

- U ankua se ushtria e saj s'ka as pandufke!

- Sa herë del nga setra e jorgovantë, Vjosa Osmani del edhe nga vetvetja!

- Aq fort doli sot nga vetvetja sa që mori yrysh dhe tha se kurrë President/e më të 'mirë' se ajo s'ka pasur Kosova!

- Ka pasur, moj!

- Hashim Thaçi ka luftuar, e ka shpallur pavarësinë e Kosovës, ia ka siguruar qindra njohje Kosovës dhe nuk ia ka dhënë vetes asnjë kompliment!

-  Nëse do të guxonte ta shikonte veten në pasqyre, do të shihte veç angazhime të hatashme për t'u dukur 'bukur';

do t'i shihte dy shtëpi superluksoze në lagjen e milionerëve!

- Nëse do të shikohej në dy pasqyre ballë për ballë do ta shihte veten si Presidentja  më e pasur e popullit më të varfër në Evropë...

- Do ta shihet burrin e saj arrogant dhe të pagdhendur, duke i quajtur gazetarët - kriminelë, dhe do të zatetej me veten duke i kërcënuar me padi të gjithë ata që kanë guxuar t'ia përmendin pasurinë që vet e ke deklaruar!

- Presidentja Osmani suksesin më të madh të saj e konsideron prishjen me Albin Kurtin dhe guximin për ta quajtur bixhozçi!

-Dhe, sidomos, arritjen e saj atomike e konsideron idenë që ta 'përdorë' Amerikën si 'armë' kundër Albin Kurtit. Anerila s'po o bën zë...!

- Tendenca e saj për ta 'privatizuar' përkrahjen amerikane, është edhe problem psikik...!

- Albini e përdorte popullin e tij kundër krejt botës, e Vjosa e 'përdorë' Amerikën kundër Albin Kurtit!

- Kaq shumë e mësyshën veten këta!

- Çka quan sukses të sajin, ajo!

Le ti përgjiget vetes!

Se askujt tjetër s'është kah i intereson!

P.S. Ishte duke çaprashit mbarë e prapë, në fjalimin e saj ngjyrë hiri, kur papritur e citoi Dafina Zeqirin:

' A t'kujtohet qysh na shkojke dita n'lojë;

Na u krujshim e loptë na ranë n'terrfojë

Herë unë ty herë ti mu'

sa u knaqshim tuj u kru'

Krejt katuni në kamb' u çu

loptë me na i pshtu'!

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut