'Kimi Farmaceutike' e ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike' Dy programe të reja për vitin e ri akademik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

'Kimi Farmaceutike' e ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike' Dy programe të reja për vitin e ri akademik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Tiranë- Fakultetit të Shkencave të Natyrës do t’i shtohen dy programe të reja për vitin e ri akademik 2024-2025, të cilat përshtaten me kërkesat e tregut, çka do të ndikojë edhe në rritjen e ofertës akademikë, përmes përzgjedhjes së programeve të studimit në këtë Fakultet.
 
“Janë dy programe të reja bachelor, të cilat tashmë janë miratuar në fazën e parë nga MAS për hapjen në vitin e ri akademik 2024-2025, ‘Kimi Farmaceutike’, dhe ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike’, dy programe të cilat do të zgjojnë interesin e të rinjve dhe gjimnazistëve”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me stafin akademik dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
 
Ministrja Manastirliu ka vizituar edhe laboratorët e Fizikës, Kimisë dhe Informatikës të pajisur me teknologjinë më të lartë për zhvillimin e orëve mësimore dhe që do të jenë në funksion edhe të dy programeve të reja "Kimi Farmaceutike" dhe "Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike", ku studentët kanë mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre në këto fusha, duke i përgatitur ata për tregun e punës të sotëm dhe të ardhshëm.
 
Në takimin e sotëm  u nënvizua edhe rëndësia e angazhimit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për t’u përfshirë në Programin Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve.
 
“Kemi shpallur Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të mësuesve, një program i cili synon që të rrisë kapacitetet dhe të ofrojë metodat efektive të mësimdhënies për rreth 4 mijë mësues të shkencave, të matematikës, të Tik-ut, teknologjisë dhe informacionit dhe gjithashtu edhe të gjuhës shqipe dhe brenda 2025-ës, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen. Jemi duke punuar për modulet e trajnimeve të cilat duam që të jenë shumë praktike dhe të përmbajnë vërtetë ato metoda efektive që ti bëjnë mësuesit të rrisin potencialin dhe kapacitetet e tyre brenda lëndës që ata japin”, tha Ministrja Manastirliu.
 
Pedagogët e Shkencave të Natyrës vlerësuan takimin me Ministren Manastirliu, duke u angazhuar për të zgjeruar dhe rimodeluar ofertën akademike, për të tërhequr më shumë studentë në këtë fakultet, si dhe u treguan të gatshëm të kontribuonin në trajnimin e mësuesve të shkencave të natyrës që do të jenë pjesë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)