Kimikate në Mat, Ambientalisti
Ferruni: Substancë e rrezikshme

TIRANE - Ambientalisti Lavdosh Ferruni, shpehet me nota mjaft alarmante lidhur me hedhjen e 52 fuçive me kimikate helmuese në lumin Mat, lajm ky i bërë publik në televizionin A1Report.

Ambientalisti thotë se rasti i kimikatit në fjalë “Potasium ethyl xanthate” është një substancë e klasifikuar e rrezikshme. Akoma edhe më shqetësuese sipas tij, është sasia e konsiderueshme e kimikatit, 52 fuçi, sasi e cila njëkohësisht rrit shkallën e rrezikut.



ambientalisti lavdosh ferruni

“Kemi të bëjmë më një substancë të klasifikuar si të rrezikshme. Plus që substanca është në sasi të konsiderueshme. Nga informacionet që morëm kemi të bëjmë me një substancë që mund të krijojë efekte të konsiderueshme nëse bie në kontakt me njeriun.”, u shpreh në një prononcim për televizionin A1Report, ambientalisti Lavdosh Ferruni.




Sipas ambientalistit, efektet negative të kimikatit përhapen shpejt në ujë por edhe në tokë. Megjithatë frika më e madhe për ambientalistin është përhapja në rrugë detare.

“Kimikati mund të shkaktojë dëmtime në lëkurë, ka efekt afatgjatë, përhapet shpejt në ujë dhe në tokë. Kam frikë se mund të arrijë efektin negativ edhe në rrugë detare, që do të ishte shumë problematike, shpresoj mos të jetë derdhur gjithë sasia në ujë.”, theksoi Ferruni.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion