PEKIN - Një fëmijë 5 vjeç ka fluturuar për 47 minuta, duke komanduar një avion në 100 metra lartësi.
Gjatë fluturimit ekstrem, Duoduo ishte i shoqëruar edhe nga një instruktor pilotimi, i cili ndenji larg nga drejtimi i avionit, duke lënë gjithçka në dorë të 5-vjeçarit.
Sipas korrespondentit të "Corriere della Sera" në Pekin, djaloshi 5-vjeçar dëshironte të hynte në rekordin `Guinnes`, si pilot avioni me moshën më të vogël në botë.
I shtyrë nga i ati i tij, djaloshi 5-vjeçar Doudo ka kryer edhe disa gara të tjera që nuk i përshtaten moshës së tij, si garë me vela dhe një ngjitje prej 15 orësh në “Malin Fuji”, që është edhe malin më i lartë në Japoni, me 3,776.24 m.
Duket fare qartë që është i ati i 5-vjeçarit, ai që kërkon që djali i tij të hyjë në rekordin `Guinnes`, duke e organizuar ai vetë fluturimin me avion dhe duke i dhënë të birit 20 leksione fluturimi.
Më pas, ai ka filmuar të gjithë skenën e fluturimit, nga të gjitha këndvështrimet, për ta dërguar më pas videoklipin në Ëorld Record Association, duke marrë edhe certifikatën e rekordit Guinness.
I ati i Duoduo-s, 44-vjeçari He Liesheng në Kinë është i njohur me emrin `Babai shqiponjë`, i cili e ka vënë dalin e tij 5-vjeçar në shumë prova ekstreme të këtij lloji.
Edhe pas shumë polemikave dhe debateve që janë hapur në Kinë rreth këtyre provave ekstreme të krijuara nga He, ai shprehet se mënyra e tij është edukative dhe do ua sugjeronte edhe prindërve të tjerë.
Gjithashtu ai thotë se djali i tij 5-vjeçar është shumë i apasionuar ndaj avionëve dhe makinave, kështu që ai nuk bën asgjë tjetër veçse të inkurajojë dhe të çojë përpara pasionin e të birit, duke marrë edhe masat e duhura të sigurisë, për të mos rrezikuar në asnjë moment jetën e 5-vjeçarit.

Redaksia Online
(s.g./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com