Kinë, për 9 muaj gjatë këtij viti kanë
humbur jetën 154.000 persona nga AIDS

Kinë, për 9 muaj gjatë këtij viti kanë<br />humbur jetën 154.000 persona nga AIDS
497 000 të tjerë janë mbartës të virusit HIV. Në të gjithë vendin në 31 rajone të ndryshme krahas 3 413 qendrave për mjekim janë krijuar më shumë se 9 mijë qendra të testimit HIV.
 PEKIN (AA) - Gjatë nëntë muajve të këtij viti, në Kinë kanë humbur jetën 154.000 persona nga AIDS, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 1 dhjetorit, Ditës Botërore të SIDA-s (AIDS) në një njoftim të bërë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit dhe Planifikimit Familjar në Kinë u njoftua se gjatë 9 muajve të këtij viti në këtë shtet humbën jetën 154.000 persona nga AIDS dhe 497 000 të tjerë janë mbartës të virusit HIV.

Në kuadër të luftës kundër AIDS-it në të gjithë vendin në 31 rajone të ndryshme krahas 3 413 qendrave për mjekim janë krijuar më shumë se 9 mijë qendra të testimit HIV.

Kryeministri kinez, Li Keqiang i cili çdo vit para 1 dhjetorit viziton të sëmurët me AIDS mësohet se ditën e djeshme ai ka vizituar një spital në Pekin. Kryeministri Keqiang i cili ka premtuar se do të punohet më shumë për kurimin e AIDS dhe parandalimin e saj në vend ka theksuar se janë të gatshëm për të bashkëpunuar me vendet e tjera në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie