Kinë, Panariti: Shqipëria tregje
aktivë për investimet e huaja

Kinë, Panariti: Shqipëria tregje <br />aktivë për investimet e huaja
KINE - Në kuadrin e vizitës së tij në Republikën Popullore të Kinës, sot Ministri i Punëve të Jashtme të Republikes të Shqipërisë, z. Edmond Panariti, u prit nga Zëvendëskryeministri kinez, z. Li Keqiang.

Në fillim të takimit, zoti Panariti vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet të dy vendeve, ndërsa u ndal edhe në mundësitë që ofron Shqipëria për bashkëpunim në fushën ekonomike, por dhe në fusha të tjera, si në kulturë, arsim, etj. “Integrimi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në BE, stabiliteti i tyre politik dhe ekonomik, krijon tashmë një klimë tepër inkurajuese edhe në drejtim të integrimit të mëtejshëm të tregjeve tona, si tregje aktivë për të gjitha investimet e huaja, konkretisht dhe për ato kineze”, u shpreh ministri i Jashtëm.

Duke u ndalur në platformën e qeverisë kineze për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të shprehura në takimin e nivelit të lartë në Varshavë, që u mbajt në prill të këtij viti, Ministri Panariti theksoi se qeveria shqiptare është duke u përgatitur për t’i paraqitur palës kineze propozime dhe projekte konkrete, realizimi i të cilave do të ketë interes madhor për zhvillimin e vendit. Në këtë kuadër, ai e vuri theksin në ato fusha me interes për investimet kineze, si në energjitikë, miniera, turizëm, infrastrukturë etj., dhe se qeveria shqiptare ka krijuar për këtë të gjitha lehtësitë e nevojshme.

Zëvendëskryeministri kinez vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve dhe nënvizoi se Kina e Shqipëria duhet të zhvillojnë me përparësi marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe në mënyrë të vecantë ato në fushën ekonomike, duke shtuar se Qeveria kineze do të tregojë kujdes, duke krijuar më shumë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu se, Qeveria Kineze në të njëjtën kohë do të përkrahë kompanitë kineze të njohura, që të shfrytëzojnë të gjitha potencialet që ofron aktualisht ekonomia shqiptare.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt