KINË - Festivali i akullit më i famshëm në Harbin të Kinës, i hapi dyert e tij për vizitorët të dielën e 5 janarit. Sipas informacioneve, thuhet se këtë vit, ky festival ka qenë me dimensione më të vogla, në krahasim me vitet e kaluar.
Ice Festival në Harbin, u hap për të 30 vit rradhazi, për të paraqitur struktura të mëdha të bëra me akull, duke realizuar forma të ndryshme, si Kisha apo edhe ndërtesa shumëngjyrëshe.
Në edicionin e këtij viti, në këtë Festival, nuk u përfshinë shumë detaje të viteve të kaluar, ku mund të përmendim hedhjen e fishekzjarrëve, që në vitet e kaluar ka zgjatur rreth 30 minuta.
Por edhe pse ka pasur disa mangësira, vizitorët vendas janë shprehur të kënaqur dhe krenarë, që një festival i tillë organizohet në vendin e tyre.
Mbi të gjitha, ata e quajnë si një Festival kulturor të qytetit, me anë të të cilit përhapet kultura e akullit. Gjithashtu, ky Festival është edhe një mundësi e madhe, që bën të mundur komunikimin ndërkombëtar.
Njëri prej vizitorëve u shpreh se sistemi i ndriçmit të këtij Festivali, bënte të pamundur realizimin e fotografive cilësore.
Sipas organizatorëve, pritet që të jenë rreth 1 milionë persona që do të vizitojnë këtë Festival.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com