TIENTSIN - Një zemër artificiale, për të zëvëndësuar natyralen.
Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një prototip të ri dhe kanë folur gjerësisht për këtë risi, gjatë një konferencë mjekësore në Spitalin Ndërkombëtar të Sëmundjeve Kardiovaskolare në Tientsin.
Arritja e re mjekësore është ende në periudhën e saj të eksperimentimit.
Doktorët thanë se kanë kryer një eksperiment tek një dele, e cila ka jetuar për më shumë se 62 ditë, një rekord i ri ky në eksperimentet e ngjashme.
Zemra e re artificiale është më e vogël dhe e lehtë, dhe zotëron një shkallë të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë, e krijuar me një teknologji të lartë.
Sipas ekspertëve, mijëra pacientë në Kinë aktualisht vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të cilët janë në gjëndje kritike dhe kanë shumë nevojë për transplantet e zemrës.
Por, ende qëndron pyetja nëse kjo zemër artificiale do qëndroje aq rezistente sa zemra natyrale , duke rrahur 60-100 herë në minutë për gjatë gjithë jetës së pacientit.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com