KINE - Një shpërthim ka ndodhur në një impiant kimik në provincën Jug-Lindore Kineze, Fujian, duke shkaktuar një zjarr masiv. Shpërthimi ndodhi të hënën në mbrëmje në plantacionin Zhangzhou. Agjencia vendase e lajmeve Xinhua raporton për një të lënduar.
Plantacioni prodhonte “paraxylene”, një lëndë kimike të ndezshme që përdorej për prodhimin e poliestrës dhe plastikës. Vendodhja e këtij plantacioni kishte shkaktuar më parë protesta të banorëve, përfshirë demostrata të dhunshme në provincën Guangdong.
Banorët ankoheshin se ndotja që vinte nga impianti ishte e rrezikshme për jetën. Ky është shpërthimi i dytë në të njëjtin impiant brenda dy viteve.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com