SHANGAI, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Rritja e numrit të milionerëve të rinj në Kinë pësoi një rënie të konsiderueshme gjatë vitit 2012, për shkak të ngadalësimit të dukshëm të rritjes ekonomike dhe, sipas një studimi të publikuar sot. 

Ekonomia e dytë më e fuqishme në botë numëronte në fund të vitit 2012, 1,05 milionë persona që zotëronin një pasuri prej të paktën 10 milionë juanë, ose 1,63 milionë dollarë, sipas një raporti të një institutit kërkimor "Hurun" dhe kabinetit të këshillit të "GroupM Knoëledge".

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej vetëm 3 për qind në raport me vitin e kaluar, duke i shtuar listës 30 000 milionerë të rinj, rritja më e ulët kjo prej pesë vjetëve.

Numri i personave me një pasuri mbi 100 000 juanë ose 16 milionë dollarë u rrit me vetëm 2 për qind në vitin 2012, duke i shtuar listës 64.500 persona.

Kjo shpjegohet para së gjithash me ngadalësimin e rritjes ekonomike, që për vitin 2012 ishte 7,8 për qind, niveli më i ulët që Kina njohu që prej 13 vjetësh.

/g.t/