Kina dhe mbarë Bota, epidemia e koronavirusit e treguar përmes fotografive

Kina dhe mbarë Bota, epidemia e koronavirusit e treguar përmes fotografive

Numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit vazhdon të rritet dhe, bashkë me të, shqetësimi global për shpërthimin që filloi në qytetin e Wuhan, në Kinë.

Këto imazhe nga Azia dhe Europa tregojnë se si ka filluar punë makina globale e kontrollit, biosigurisë dhe dezinfektimit.

Por fotografitë tregojnë edhe rritjen e psikozës popullore, e cila duket në rradhët e gjata për blerjen e maska ​​për fytyrën, pajisjeve të tjera mbrojtëse e deri te protestat për mbylljen e kufijve.

Në Korenë e Jugut rastet e konfirmuara deri më tani kanë qenë 15, dhe 90 persona gjenden në karantinë.

Filipinet raportuan vdekjen e parë të koronavirusit jashtë Kinës kontinentale më 2 shkurt. Një ditë më pas, Pekini përsëriti kërkesën urgjente për pajisje mjekësore dhe maska ​​kirurgjikale.

Më 2 shkurt, një aeroplan i dytë evakuoi nga Wuhan 250 francezë ndërkohë që 65 prej tyre filluan një periudhë 14 ditore karantine në jug të Francës.

Personat e zhvendosur nga Wuhan po mbahen nën vëzhgim në të gjitha shtetet që kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Kina.

Ndërkohë nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi epidemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, nuk bie ritmi i epidemisë, 427 viktima dhe 20 636 të infektuar, Tokio vendos në karantinë anijen me 3500 njerëz në bord (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë