Në përfundim të ditës së parë në Londër, aty po zhvillohen Lojërat e 30-ta Olimpike, Kina ka dominuar duke fituar 6 medalje midis të cilave 4 të arta dhe 2 të bronxhta. Kinezët kanë vënë diktatin ashtu sikur pritej në disiplinat kryesore. Në vendin e dytë, surprizë ka qënë Italia me 5 medalje. 2 të arta, 2 të argjenda dhe një të bronxhtë. Vetëm vendi i fundit i podiumit për amerikanët në startin e Olimpiadës. SHBA ka arritur të grumbullojë një medalje të artë, 2 të argjenda dhe 2 të bronxhta.
E ndërsa rënditja e ekipeve nuk kishte shumë vend për surpriza, përvec Italisë, e kundërta ka ndodhur në aspektin personal. Ka ndodhur ajo që nuk pritej, notari i madh amerikan Majkëll Felps nuk ka mungur të ngjitet në podium në garën e parë 400 metrave stil i përzier. Ryan Lochte është mbreti i ri i 400 metrave. Në fund peshkaqeni Felps nuk ju ka besuar syve kur ka parë kronometrin e tij në vendin e katërt. Podiumi në këtë garë përvec kapmionit Lochte është plotësuar me Tiago Pereira që mori medalje argjendi ndërsa bronz për japonezin Kosuke Hagino.

1 Kina 4 0 2 6
2 Italia 2 2 1 5
3 USA 1 2 2 5
4 Korea J. 1 1 1 3
4 Brazil 1 1 1 3
6 Rusia 1 0 0 1
6 Kazakistan 1 0 0 1
6 Australia 1 0 0 1
9 Japonia 0 2 1 3
10 Hollanda 0 1 0 1
10 Kolumbia 0 1 0 1
10 Polonia 0 1 0 1
10 Rumania 0 1 0 1
14 Belgjika 0 0 1 1
14 Korea V. 0 0 1 1
14 Serbia 0 0 1 1
14 Hungaria 0 0 1 1
14 Uzbekistani 0 0 1 1
14 Norvegjia 0 0 1 1