Kina u shpreh shumë e shqetësuar pas vizitës të 100 parlamentarëve japonezë në tempullin e debatuar të Yasukunit, konsideruar nga Pekini dhe Seuli si simbol i të kaluarës ushtarake japoneze.

"Kina është shumë e shqetësuar dhe kundërshtoi në mënyrë kategorike aktivitetet armiqësore të Japonisë rreth tempullit Yasukuni", theksoi në një komunikatë Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

"Marrëdhëniet kino-japoneze do të mund të kenë prosperitet të shëndetshëm vetëm nëse Japonia pranon seriozisht agresionin në të kaluarën e saj dhe të kërkojë falje", shtoi ministria.

Pekini akuzon herë pas herë Tokion në përpjekje për të zbardhur krimet e kryera në disa vende të Azisë nga forcat pushtuese.

Më shumë se 100 parlamentarë japonezë vizituan të martën tempullin Yasukuni me rastin e festivalit të vjeshtës në këtë vend kulti shintoist, ku u nderuan shpirtërat e 2,5 milionë ushtarëve japonezë të vdekur për vendin e tyre.

ATSH