Kina gati për bashkëpunim me SHBA-në: Të identifikojmë së bashku origjinën e COVID 19

Kina gati për bashkëpunim me SHBA-në: Të identifikojmë së bashku origjinën e COVID 19

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Uang Yi

KINË- Kina është e gatshme për një bashkëpunim ndërkombëtar për identifikimin e burimit të koronavirusit të ri, deklaroi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Uang Yi, vendi i të cilit është akuzuar për përhapjen e epidemisë.

 “Një bashkëpunim i tillë do të duhet të mbahet larg nga çdo ndërhyrje politike”, nënvizoi  Uang në një konferencë shtypi duke akuzuar zyrtarët amerikanë se po përpiqen të përhapin zëra për të stigmatizuar Kinën, ku COVID-19 u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

 "Fatkeqësisht krahas koronavirusit një virus politik po ashtu është duke u përhapur në SHBA. Ky virus po përdor cdo mundësi që të sulmojë Kinën tha Uang. Disa politikanë kanë injoruar faktet më bazike dhe kanë krijuar shumë të pavëerteta rreth Kinës dhe kanë ngritur shumë konspiracione. Dua t’ju them atyre, mos humbisni më shumë kohë, mos i injoroni jetët e njerëzve. Ajo që duhet të bëjë Kina dhe SHBA është të mësojnë nga njëra-tjetra në luftën kundër kësaj epidemie dhe t’i ndihmojnë njëra-tjetrës që ta luftojnë atë",  u shpreh ministri kinez i Punëve të Jashtme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë