/ATSH-DPA/ - Kina ra dakord që të ndërtojnë një hekurudhë në Nigeri, me vlerë 12 miliardë dollarë, njoftoi sot media shtetërore kineze.
Hekurudha me gjatësi 1 400 kilometra, që do të ndërtohet nga kompania shtetërore kineze "China Railway Construction Corp" do të bashkojë qytetin kryesor të vendit, Lagos me portin e Calabarit, në juglindje të vendit.
"Kjo është marrëveshja me vlerën më të madhe të nënshkruar ndonjëherë nga Kina në fushën e infrastrukturës jashtë vendit", njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
Kina ka investuar shumë edhe në naftën dhe telekomunikacionin e vendit afrikan./