Kina po bën përgatitjet e fundit para lëshimit të sondës "Chang’e-3" drejt hënës, në muajin dhjetor.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, sonda do të ulet në Hënë, në mesin e muajit dhjetor. Kjo do të jetë dhe hera e parë që një sondë kineze do të ulet në një sipërfaqe jashtëtokësore.

Misioni i Chang’e-3 përfshin orbitimin, uljen në sipërfaqen e Hënës dhe kthimin në Tokë. Ky mision do të ndiqet hap pas hapi dhe do të kontrollohet nga dhoma e kontrollit në Qendrën e Kontrollit të Hapësirës Ajorore, në Pekin.

Në qendrën e kotrollit ka dhe një dhomë të vogël, nga ku do të dërgohen të gjitha udhëzimet për sondën. Kjo është dhe dhoma e parë e kontrollit në Kinë, e cila ka aftësinë të komandojë në distancë një sondë, ndërmjet Tokës dhe Hënës.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)