Kina përshëndet Amerikën për
arritjen e marrëveshjes buxhetore

Kina përshëndet Amerikën për<br />arritjen e marrëveshjes buxhetore
PEKIN- Kina përshëndeti progresin e bërë nga parlamentarët amerikanë në arritjen e një kompromisi buxhetor duke përjashtuar kështu rrezikun e falimentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 "Nga zgjidhja e përshtatshme e këtij problemi nuk përfitojnë vetëm interesat e brendshme të SHBA por edhe stabiliteti e zhvillimi i ekonomisë botërore", deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying.

"Përshëndesim progresin e bërë përsa i përket zgjidhjes së problemit", shtoi ajo

MARREVESHJA E ARRITUR MBRME NE SENATIN AMERIKAN
Senati amerikan arriti një marrëveshje dypalëshe, për të rihapur qeverinë dhe për të shmangur falimentimin e borxhit. Kreu demokrat, Harry Reid, dhe ai republikan, Mitch Mc Connell  bënë publike marrëveshjen përpara Senatit, dy javë pas mbylljes së qeverisë dhe një ditë përpara afatit të fundit për kufirin e sipërm të borxhit. Pavarësisht se ata nuk saktësuan për mënyrën e kalimit të marrëveshjes në Kongres, shenjat e para janë se, ajo mund të arrihet shumë shpejt.

Marrëveshja, ashtu siç e theksuan edhe analistët gjatë ditës së djeshme, ka qenë për të rihapur qeverinë, deri në datën 15 Janar të vitit të ardhshëm dhe për të rritur kufirin e sipërm të borxhit, deri në datën 7 Shkurt. Në gjë e tillë do të kërkojë diskutime për të ulur deficitin buxhetor, të cilat duhen përfunduar deri në datën 13 Dhjetor, si dhe për t'iu dhënë agjencive qeveritare më shumë elasticitet në hartimin e buxheteve të tyre. Reid, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët midis Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit tha se, komiteti mund të punojë mbi një marrëveshje afatgjatë të buxhetit, e cila do të paraqitet në muajin Dhjetor.

Krerët e Senatit duket se kanë hedhur poshtë të gjitha propozimet që kanë qenë në diskutim, për të ndryshuar aspektet e "Obamacare". Departamenti i Thesarit, gjatë ditës ka njoftuar edhe njëherë se do të arrihej kufiri i borxhit ekzistues ditën e Enjte, teksa ekonomistët paralajmëruan se dështimi për të rritur tavanin e borxhit përpara këtij afati mund të godiste normat e interesit dhe të shkaktonte një impakt katastrofik brenda dhe jashtë kufijve. Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Fitch, paralajmëroi për një zhvlerësim të bonove të SHBA-ve, duke cituar “politikën e përçarjes” si shkaktare të situatës së krijuar
 

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë