Sanksionet kanë treguar se “nuk janë një mënyrë korrekte për të zgjidhur krizën në Ukrainë ”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian, duke komentuar në konferencën e përditshme rreth raundit të gjashtë të masave ndëshkuese kundër Rusisë të vendosura nga BE.
Zhao vuri në dukje se me përshkallëzimin dhe vazhdimin e sanksioneve, qytetarët evropianë mund të përballojnë një çmim më të lartë dhe bota do të përballet me sfida më të mëdha, siç është kriza e energjisë dhe ushqimit.
“Kina mbështet BE-në në rolin e saj aktiv në favor të paqes, bisedimeve dhe ndërtimit të një kuadri sigurie europiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lavrov: Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve të dërguara në Kiev, aq më shumë do të përparojmë! Marrëveshja e parë mes Rusisë dhe Turqisë për grurin











