/ATSH-AFP/ - Tridhjetë e tetë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas një zjarri që përfshiu dje në mbrëmje një azil pleqsh në pjesën qendrore të Kinës, njoftuan sot zyrtarët.
"Zjarri ka përfshirë këtë azil privat në Pingdingshan, qytet në provincën Henan. Rreth 130 persona ndodheshin aty kur u njoftua shpërthimi i zjarrit në mjediset e ndërtesës", sipas televizionit shtetëror, CCTV.
Dy prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje kritike, sipas zyrës rajonale të sigurisë.