/ATSH-DPA/ - Fushata e presidentit kinez, Xi Jinping kundër korrupsionit me moton "tigra dhe miza", që nënkupton dënimin e ashpër të zyrtarëve të të gjitha niveleve, ka zgjatur më shumë nga parashikimet dhe ka goditur më shumë zyrtarë të niveleve të larta nga sa prisnin analistët politikë.
Figura më e rëndësishme e gjykuar deri tani është ajo e Zhou Yongkang, ish-shef i sigurisë i Kinës dhe ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm më 11 qershor për pranim ryshfeti, shpërdorim pushteti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore.
Të arresutar të tjerë përfshijnë Ling Jihua, ish-ndihmës i ish-presidentit Hu Jintao, Su Rong, ish-nënkryetar i Konferencës Konsultative Politike Popullore të Kinës (CPPCC) dhe Jiang Jiemin, ish-shef i kompanisë shtetërore "Assets Supervision and Administration Commission".
Vetëm vitin e kaluar, Komisioni Qendror i Inspektimit Disiplinor hetoi 71 748 zyrtarë dhe dënoi 23 646 prej tyre.
Fushata antikorrupsion ka patur në fokus edhe zyrtarë të lartë ushtarakë.
Në fillim të këtij këtij viti Ushtria Popullore Çlirimtare (PLA) tha se 14 gjeneralë ishin dënuar për korrupsion apo ishin nën hetim.
Analistët politikë presin që fushata të vazhdojë me fillimin e një fushate të re dhe të gjerë antikorrupsioni te kompanitë shtetërore kineze.
Kryemenaxheri i gjigantit kinez të naftës "PetroChina", Liao Yongyuan, u përjashtua nga partia, në ndërkohë që shefi i kompanisë kineze të prodhimit të makinave tip FAW, po hetohet për rushfet.
Fushata ka në vëmendje edhe zyrtarë që larguar nga vendi gjatë 20 viteve të fundit.
Akademia kineze e Shkencave Sociale vlerëson se rreth 18 000 ish-zyrtarë janë larguar nga vendi me rreth 140 miliardë dollarë përgjatë viteve 1990-2008
/Shqiptarja.com