Duhen të paktën katër muaj për të bllokuar epideminë Ebola dhe kjo nëse merren të gjitha masat e nevojshme, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, që paralajmëroi se "mosveprimi do të na kushtojë shtrenjtë".
Duke u shprehur në një mbledhje në Pekin, senegalezi, Elhadj As Sy, paraqiti një listë veprimesh që do të mundësojnë bllokimin e kësaj epidemie, mes të cilave karantinat të kryera siç duhet, një përkujdesje e mirë për të prekurit nga virusi, arkivole të përshtatshme, të sigurt dhe të denjë për personat që kanë vdekur.
"Nëse të gjitha këto bëhen, atëherë do të jetë e mundur, sikurse ka ndodhur në të kaluarën, të bllokohet kjo epidemi në vetëm katër muaj", theksoi ai.
"Për të mbajtur këtë objektiv, do të bëjmë gjithçka është në mundësitë tona për të mobilizuar burimet tona dhe aftësitë tona", vazhdoi Elhadj As Sy, i cili morri drejtimin, verën e kaluar, të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ku selia qëndrore është në Gjenevë.
ATSH
/Shqiptarja.com