Një familje me 7 pjesëtarë është mbytur në një liqen artificial në jug të Kinës, në provincën e Guangdongut.

Shtatë anëtarët e familjes po mundoheshin të shpëtonin një vajzë 17-vjeçare, e cila kishte rënë në ujërat e liqenit. 
 
Tragjedia ka ndodhur në qytetin Shantou nga ku nuk ka mundur të shpëtojë asnjë prej pjesëtarëve të familjes.
 
Mësohet se anëtarët e familjes janë përpjekur të shpëtojnë vajzën, edhe pse vetë nuk dinin not mirë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)