PEKIN, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ - Pekini rikonfirmon refuzimin e tij për të marrë pjesë në një procedurë arbitrazhi ndërkombëtare, të filluar nga Filipinet për të zgjidhur tensionet e forta të sovranitetit mes dy vendeve, dhe që supozohet që Kina të paraqesë argumentat e saj para mesit të dhjetorit.
"Objektivi nuk është sikurse shprehen Filipinet, që të gjendet një zgjidhje paqësore e problemeve në Detin e Kinës Jugore, por që të sjellë një presion politik ndaj Kinës", kritikoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme në një dokument të gjatë.
"Qeveria kineze përsëriti se nuk do të pranojë kurrë, dhe as nuk do të marrë pjesë në një gjykat arbitrazhi, një rpocedurë e papranueshme", insistohet në këtë tekst ku shfaqet pozicioni i Pekinit.
Filiminet iu drejtuan Gjukatës së Arbitrazhit në Hagë për të shqyrtuar mosmarrëveshjet që e kundërvenë me Kinën mbi sovranitetin e ishujve dhe ujërave përreth në Detin e Kinës Jugore.
Manilla shprehet se është konform me procedurat e parashikuara nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e detit (UNCLOS), të nënshkruar në vitin 1982 nga të dyja shtetet, dhe dënon aktivitetin ilegal të Kinës që po shkel autoritetin dhe sovranitetin e Filipineve.
Pavarësisht refuzimeve të përsëritura të Pekinit që të angazhohet në një procedurë të arbitrazhit, Gjykata i kërkoi Kinës që të paraqesë përgjigjet e saj ndaj argumentave të Filipineve deri në 15 dhjetor.
Kina kërkon gati krejtësisht Detin e Kinës Jugore, udhëkryq i rrugëve detare jetësore për tregëtinë botërore, ku ka rezreva burimesh të konsiderueshme të peshkut dhe ku mendohet që ka gjithashtu rezerva të konsiderueshme në hidrokarbure.
Filipinet, Vietnami, sulltanati i Bruneit, Malaizia dhe Tajvani i janë kundërvënë këtyre pretendimeve, duke sjellë përplasje të fuqishme territoriale mes Pekinit dhe fqinjëve të vetë në rajon./
/G.S/










