KINË - 16 persona kanë mbetur të vdekur nga dhuna e shpërthyer në jug të Kinës, në Xinjiang. Sipas një portali lajmesh shtetëror, incidenti ndodhi gjatë ditës së dielë, kur forcat e policisë po arrestonin disa persona. 

Njerëz të armatosur me eksploziv dhe thika kanë sulmuar policinë duke vrarë dy prej tyre. Nga përleshjet, 14 prej atentatorëve janë qëlluar për vdekje nga forcat e policisë.

Xinjiang është shtëpia e grupit minoritar myslimant Uighur. Qeveria zakonisht fajëson ekstremistët për dhunën e ushtruar në vend, ndërkohë që aktivistë Uighur ia vënë fajin tensioneve etnike dhe kontrollit të rreptë kinez, si arsye të dhunës.

Nuk bëhet ende e ditur se çfarë e nxiti këtë sulm ndaj policisë pasi informacionet e lëshuara nga kjo zonë, kontrollohen rreptësisht nga shteti kinez.

Pekini e quajti incidentin si një sulm terrorist të inspiruar nga ekstremistët e Xinjiang.


(v.gj/shqiptarja.com)