PEKIN, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti afrikanojugor, Jacob Zuma nisi sot një vizitë zyrtare në Kinë, disa muaj pasi qeveria e tij refuzoi një vizë për Dalai Laman në kuadër të ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta politike dhe tregtare me Pekinin.
Kina është partneri i parë tregtar i Afrikës së Jugut dhe burimi dhe furnizuesi i parë në Afrikë.
Jacob Zuma u takua me kryeministrin kinez, Li Keqiang, të cilin e përshëndeti për rizgjedhjen e tij në muajin maj në krye të vendit.
"Ju i keni dhënë gjithmonë një rëndësi të madhe marrëdhënieve të Afrikës së Jugut me Kinën dhe ju nuk keni kursyer përpjekjet tuaja për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve", i deklaroi ai kryeministrit kinez Li./
/ec/ a.jor.