KINE – Një djalë vetëm 24 vjeç, punonjës në një agjenci reklamash gjeti vdekjen nga një atak kardiak teksa po punonte në zyrë. Li Yuan kishte 11 muaj që punonte intensivisht çdo ditë të javës, përfshirë edhe fundjavat.

Historia e trishtuar e djalit 24 vjeçar ka ngjallur reagime të shumta sidomos në agjensitën e reklamave. Li nuk është rasti i vetëm, sepse nga studimet e bëra rezulton se në Kinë vdesin rreth 6 milionë njerëz në vit nga puna e mbingarkuar që shkakton dhe stres.

Sipas kolegëve, ai ka punuar një muaj rresht nga 11 orë dhe herë-herë edhe në mesnatë, derisa në mesdite ai u shua. Djali ishte i punësuar në departamentin e Teknologjisë gjigande të reklamave në Kinë, nga ku ishte transportuar në spitalin më të afërt.

Sipas mjekëve ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak në zemër. Zyrat shumëkombëshe në Pekin mohuan se djali ka punar 11 orë, por ata thonë se këtë problem i riu e ka pasur prej kohësh. Në Kinë, ky fenomen është i njohur si “karoshi”. Simptomat që lidhen me këto vdekje përfshijnë pagjumësi, anoreksi dhe dhimbje barku.

(oç/sg/shqiptarja.com)