KINË- Trembëdhjetë viktima të tjera janë shënuar nga epidemia e pneumonisë virale në Kinë. Personat të cilët humbën jetën në provincën Hubei si pasojë e koronavirusit ‘2019-n-CoV’, kanë çuar në këtë mënyrë bilancin e viktimave në 54, njoftojnë autoritetet lokale.
Po ashtu, janë konfirmuar edhe 323 shpërthime të reja të virusit. Të dhënat e fundit nga provinca Hubei, qendra kryesore e epidemisë, bëjnë me dije se ka shkuar në 1.610 numrin e përgjithshëm i të infektuarve në të gjithë vendin. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga qeveria qendrore.
Ndërkaq, pjesë e vendeve të alarmuara për shkak të koronavirusit - pas disa rasteve të zbuluara në Tajlandë, Vjetnam, Malajzi, Makao, Hong-Kong, Tajvan, Singapor, Japoni, Korenë e Jugut, Nepal, Australi, Francë, ShBA (një në Seattle dhe një në Chicago)- do të jetë edhe Kanadaja, pasi dyshohet për zbulimin e rastit të parë të koronavirusit ‘2019-n-CoV’.
Autoritetet vendase thanë se një person është zbuluar në Toronto, i cili dyshohet të jetë i infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-tave, banor i qytetit kinez Ohan, vend ku ky virus i ri u shfaq për herë të parë në dhjetor. “Shtetasi ishte kthyer nga një udhëtimi për në Kanada në 22 Janar dhe u shtrua në spital në Sunnybrook në Toronto të nesërmen”,- tha Barmara Yif, një zyrtare shëndetësore në provincën e Ontario.
“Personi i infektuar është izoluar dhe mostrat e marra nga ai do të dërgohen në një laborator në Winnipeg për të përcaktuar nëse i përkasin apo jo virusit kinez”,- thanë autoritetet.