Mjekët-heronj kundër virusit në Kinë mes plagëve dhe krizës nervore: Jemi të rraskapitur

Mjekët-heronj kundër virusit në Kinë mes plagëve dhe krizës nervore: Jemi të rraskapitur

1580052591_mje.jpg

KINË- Ndoshta nuk janë të gjithë heronj, por të guximshëm po! Kush do donte të hynte në një spital në Wuhan sot, aty ku në çdo cep të saj ekziston frika se mund të marrësh virusin që po "gllabëron" jetë  njerëzish. Mjekët, infermierët, stafi përgjegjës për analizat, pastruesit, kuzhinierët janë çdo ditë aty, duke punuar me orë shtesë, mes plagëve,  krizës nervore dhe frikës se kur të shkojnë në shtëpi mund të infektojnë familjarët e tyre. Corriere della Sera sjell dëshmi nga repartet e qytetit me 11 milion banorë, qytetit i cili po behet "shesh me tokën" për shkak të koronavirusit. Disa përcjellin propagandën, të tjerët janë të stresuar, por frika mund të vihet re në secilin prej tyre.

Wang Junit, është një infermiere nga Jinyintan, aty ku u shfaqën rastet e para që tregon një ditë krejtësisht të pazakontë pune. "Ka kolegë me plagë në lëkurën e fytyrës për shkak se maska duhet shtrënguar shumë fortë dhe i mbajnë me orë të zgjatura", tregon ajo. "Pasi të mbarojë dita, ne "zhvishemi" nga shtresat mbrojtëse. Së pari lajmë dorezat, pastaj heqim kostumin dhe më pas i dezifektojmë", përfundon Jinyintan. Edhe pse ata janë heronj, virusi i ka "shndërruar" njerëzit në të pandjeshëm, egoist. Për shumë mjekë, nga frika se mund të infektojnë familjet e tyre zgjedhin që në fund të një dite sfilitëse të mos shkojnë të pushojnë të qetë në shtëpitë e tyre, por në hotele. Megjithatë, aty ato hasen me refuzimin e pronarëve, të cilët nga frika, nuk pranojnë që t'u japin as edhe një shtrat.

Koronavirusi është treguar i pamëshirshëm. Një mjek në Wuhan vdiq nga pneumonia e repartit. Ai ishte Dr. Liang Wudong, 62-vjeç dhe ishte në rresht të parë të luftës kundër virusit. Ende nuk është e qartë nëse ai ka qenë pjesë e ekipit të 15 mjekëve që u infektuan gjatë operimit të një pacienti...ai u nda nga jeta si një hero, në krye të detyrës. Një tjetër mjekt është Jiang Jijun, 51 vjeç, i cili u specializua në sëmundjet. AI pësoi një atak në zemër rrugës për në spital. "Ishte i rraskapitur", thanë kolegët e tij.

Pekini, po mobilizohet për të shpëtuar nga ky virus...Agjensia e lajmeve "Xinhuaai" lëshoi ​​një foto të mjekëve të Wuhan, të rreshtuar të veshur me bluzat e bardha, maskë mbrojtëse dhe flamur të kuq me fjalën "Assault Squad" anti-virus. Propaganda në këto ditë është e "nevojshme" dhe heronjtë janë të domosdoshëm në këtë betejë.

*Përkthyer nga Corriere della Sera


Lajmi kryesor:

Kina mes protestave dhe koronavirusit, mjekët: Mund të përhapet para shfaqjes së simptomave! Numri i viktimave shkon në 56


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë