Një djalë i vogël 4 vjeçar në pjesën lindore të Kinës është shpëtuar nga ekipi i zjarrfikësve, pasi duke luajtur ishte futur në lavatriçe dhe ka mbetur i bllokuar brenda saj.
4 vjeçari duke luajtur është futur brenda lavatriçes dhe nuk ka mundur më të dalë prej saj. E ëma ka thirrue ekipet zjarrëfikëse të cilët janë detyruar të presin më motosharrë lavatriçen dhe të nxjerrin shëndoshë e mirë vogëlushin.
I gjithë misioni i zjarrëfikësve zgjati 22 minuta deri në momenti që fëmija u nxorr pa dëmtime.
Komento