Sandra Bullock dhe George Clooney vijnë së bashku në ekranin e madh të kinemasë. Ajo është inxhiniere e shkëlqyer Ryan Stone në misionin e parë hapësinor, ndërsa ai është astronauti Matt Kovalsky në misionin e tij të fundit, para se të dalë në pension. Të dy kishin menduar se do të kryenin vetëm një udhëtim rutinë në hapësirë, por në fakt gjithcka shndërrohet në një katastrofë. 

Anija shkatërrohet dhe ata e gjejnë veten në mes të university të heshtur. Të zhytur në errësirë dhe të privuar nga cdo komunikim me Tokën, nuk kanë asnjë mundësi për të mbijetuar edhe për shkak të mungesës së oksigjenit ….. Në këtë histori të shkruar nga Alfonso Cuarón dhe Jonás Cuarón, vijnë dy nga aktorët më të njohur hollivudianë në filmin e titulluar “Gravity” që fillon projeksionet në kinema MIllennium këtë fundjavë prej dt 18 tetor.
 
Regjia e filmit është nga  Alfonso Cuarón i njohur për drejtimin e njërit prej episodeve të sagës “Harry Potter” si dhe për drejtimin e shumë serialeve dhe  dokumentareve. Për Cuaròn hapësira mund të jetë gjithcka nga vizioni amerikan ku njerëzit luftojnë kundër alienëve e deri tek vizioni rus I viteve 70 ku hapësira është një vend shumë pranë nesh. Por më shumë akoma nëpërmjet “Gravity” regjisori ka prekur thellësinë e shpirtit njerëzor të realizuar me një skenar të mbushur me dialogë të ngjeshur të vendosur në skena të realizuara krejtësisht në kompiuter.

Ky është një film që më shumë sesa fantashkencës i përket luftës që bën njeriu për të fituar rrahjet e zemrës edhe me një rreze të vetme drite.ndëkrohë filmi ishte parashikuar që para shfaqjes së tij se do të kishte sukses dhe me sa duket kështu ka ndodhur. Në fundjavën e tij të dytë në kinematë amerikane “Gravity” ia ka dalë të jetë sërish në krye të arkëtimeve duke shënuar plot 44.2 milionë dollarë gjatë fundjavës së fundit.
 
 Skeda e filmit
Titulli: Gravity
Regjia: Alfonso Cuarón
Skenari: Alfonso Cuarón, Jonás Cuarón
Aktorë: Sandra Bullock, George Clooney, Ed Harris
Kohëzgjatja: 90 min
Gjinia:  Dramë, Myster, Fantashkencë
Sinopsi: Një inxhiniere dhe një astronaut punojnë së bashku për të mbijetuar pas një aksidenti që i ka lënë në hapësirë.

Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në suplementin "Fundjava" tës gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)