Kinemaja italiane, premiera
ngacmuese në ditët e TIFF

Kinemaja italiane, premiera <br />ngacmuese në ditët e TIFF
TIRANE - Nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor 2012 do të zhvillohet edicioni i X-të i Tirana International Film Festival që do të hapet dhe do të përmbyllet me kinemanë italiane falë mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës.

Festivali do të përurohet në kinema Millenium në Tiranë me projektimin premierë shqiptare, në prani të regjisorit dhe të skenaristes Antonella Gaeta, të filmit-dokumentar “Anija e ëmbël” e Daniele Vicari-t, i shfaqur jashtë konkursit dhe i vlerësuar me çmim (Çmimi Francesco Pasinetti për dokumentarin) në edicionin e 69-të të Vitrinës së Kinemasë së Venecias dhe prodhuar nga Indigo Film dhe Apulia Film Commission, me Rai Cinema në bashkëprodhim me Ska-ndal Production dhe në bashkëpunim me Telenorbën. Vepra rindërton me anë të imazheve nga arkivi dhe dëshmive të drejtpërdrejta zbritjen në portin e Bari-t të njëzetmijë refugjatëve shqiptarë që ka ndodhur më 8 gusht 1991 nga anija Vlora, e ngarkuar me 10 mijë ton sheqer.

Të ardhur në brigjet e Puglia-s me mijëra, para vështrimit të habitur dhe të pabesueshëm të një kombi, pjesa më e madhe e të emigruarve u riatdhesua, ndonjëri arrin të qëndrojë.

Projektimi i filmit “Anija e ëmbël” organizohet nga Festivali në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe përfshihet në kuadër të pjesëmarrjes italiane në festimet për Njëqind vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon këtë vit.

Gjithnjë si homazh për Njëqind vjetorin e Pavarësisë së Vendit do të shfaqen në secionin e veçantë Reflecting Albania në Kinema Imperial në Tiranë vepra e tri regjisorëve italianë: “Në Kalabri ose për të ardhmen e humbur”, një film i shkurtër etnografik të Enrico Masi-t kushtuar një bashkësie arbëreshë të Kalabrisë (26 nëntor, ora 11), “Katundi”, film me metrazh të shkurtër i Annarita Cocca-s i recituar i gjithi në gjuhën arbëreshe që flet mbi dashurinë e një çifti të rinjsh i penguar nga një zotëri i vendit arrogant dhe prepotent (26 nëntor, ora 11.15) dhe “Made in Albania”, film dokumentar i Stefania Casini-t që tregon Shqipërinë e ditëve të sotme nëpërmjet vështrimeve dhe takimeve të tri njëzetvjeçarëve (29 nëntor, ora 13).

Kinemaja italiane do të përfaqësohet gjithashtu edhe nga vepra të ndryshme në konkurim, nga regjisorët Stefania Casini dhe Massimo Forleo në jurinë ndërkombëtare të Festival-it dhe nga prania e Massimiliano Nardulli-t si kurator i programit special “Të mrekullueshmit shtatë” i përbërë nga një cikël filmash me metrazh të shkurtër të përzgjedhur nga Festivali në Brest.

Falë bashkëpunimit me Rajonin e Emilia-Romagna-s dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, do t’i dedikohet një homazh Michelangelo Antonioni-t (1912 – 2007) me rastin e Njëqind vjetorit të lindjes së tij dhe do të shfaqen në kinema Imperial në Tiranë “filmat Shkretëtirë e kuqe” (24 nëntor, ora 12.30), “Blow up” (26 nëntor, ora 18), “Zabriskie Point” (27 nëntor, ora 12.30) dhe filmi dokumentar i Enrica Antonioni-t “Të bësh një film do të thotë për mua të jetosh” (24 nëntor, ora 18).

Tirana Film Festival do të përmbyllet më 2 dhjetor 2012 në kinema Millennium me projektimin e filmit “Ishte i biri i Daniele Ciprì-së” në prani të regjisorit. Filmi, i shfaqur me sukses në konkursin e edicionit të fundit të Vitrinës së Kinemasë së Venecias dhe i vlerësuar me çmim për kontributin më të mirë teknik, për fotografinë, i realizuar në periferi të Palermos tregon historinë e çmendurisë së një familje që ndjek ëndrrën për t’u pasuruar papritmas.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi