Një nga emrat e kinematografisë amerikane, David Lynch ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare nga një sëmundje kronike të mushkërive.
Ishin familjarët ata që dhanë lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në gusht të 2024, regjisori dhe skenaristi zbuloi se vuante nga emfizema, një sëmundje kronike e mushkërive si pasojë e duhan pirjes.
Lynch lindi në Missoula në vitin 1946, Lynch, por pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij e kaloi në Idaho.
Lynch ishte martuar katër herë dhe kishte një lidhje afatgjatë me yllin e tij të Blue Velvet, Isabella Rossellini.
Ai mori tre nominime për Oscar për regjinë më të mirë (për Blue Velvet, The Elephant Man dhe Mulholland Drive) dhe iu dha një Oscar nderi për arritje jetësore në 2019; fitoi Palmën e Artë në festivalin e filmit në Kanë për filmin Wild at Heart në 1990.