U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës

U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës

Simboli i Shqiponjës në Tiranë, sheshi ku do vendoset në Kukës

Simboli i Shqiponjës që dikur ishte vendosur në rreth rrotullimin në hyrje të Tiranës, në sheshin me të njëjtin emër, do të vendoset në Kukës. Lajmin e dha ish drejtuesi socialist për Kukësin, deputeti Pandeli Majko, i cili sqaron se do të vendoset në rrethrrotullimin e Gostilit, në hyrje të qytetit të Kukësit.

“Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani,  i cili është dhuruesi i saj, miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”, shkruan Majko në rrjetet sociale.

Shqiponja ishte vendosur në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës në vitin 2012, si simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa u hoq 6 vite më pas, në nëntor të 2018, pasi zona do të përfshihej nga punimet për projektin e Unazës së Madhe.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im