Kingsley Coman është 29 vjeç dhe sapo ka shtuar një tjetër pjesë të çmuar në palmaresin e tij personal, pas shpalljes kampion në Ligën Saudite të futbollit me Al Nassr. Një sukses i firmosur edhe prej tij në fitoren 4-1 kundër Damac.
Titulli i fundit kampion certifikon një statistikë të frikshme të sulmuesit, me 13 trofe kampioni në 14 sezone si futbollist profesionist.
Palmaresi i francezit në kampionatet kombëtare:
Francë: 2 trofe Ligue 1 (Paris Saint Germain)
Itali: 1 titull i Serie A (Juventus)
Gjermani: 9 Bundesliga (Bayern)
Arabia Saudite: 1 Saudi Pro League (Al-Nassr)
Në këtë rrugëtim gati perfekt, ka vetëm një mungesë. I vetmi sezon, ku Coman nuk e ka fituar trofeun kombëtar, i takon vitit 2024. Atë vit Bayer Leverkusen i Xabi Alonso ndërpreu dominimin e Bayern Munchen dhe francezi për herë të parë në karrierë pa të tjerët të festonin.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Dopietë në fitoren 4-1 të Al Nassr, Cristiano Ronaldo fiton trofeun e parë në Arabinë Saudite! Portugezi në lot







