Kini kujdes me këto pesë ushqime
nëse nuk doni të plakeni më shpejt

Kini kujdes me këto pesë ushqime<br />nëse nuk doni të plakeni më shpejt
Të gjithë kujdesemi që plakja të na vijë sa më vonë, mundohemi ta parandalojmë, ta fshehim, duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet që tek kozmetika deri tek mënyra e të ushqyerit.

Për të gjithë ata që nuk duan të plaken ka disa udhëzimë për pesë ushqime që nuk duhet ti konsumojnë, pasi këto ushqime nxitin plakjen.

Studime të kohëve të fundit na bëjnë me dije se ka disa produkte ushqimore që duhet ti shmangim nëse duam që të zgjatim sa më shumë rininë.

Ja cilët janë produktet që nxitin plakjen me 10 vjet.

Kafja
Kafja paraqet problem të madh kur është fjala për ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve. Kjo ndodh për shkak që përmban tanin, lloj polifenoli i cili zbërthehet në ujë.

Proshuta krudo
Proshuta krudo dhe sallami janë produkte mishi të thatë të cilët janë me kripë, ndërkaq ato mund të shkaktojnë dehidratimin. Dhe kjo nuk është mirë për lëkurën tuaj, sepse ajo humb kolagjenin dhe nuk është në gjendje që të rigjenerohet.

Limonada
Duke pasur parasysh që limoni është plot thartinë, nëse qëndron gjatë në dhëmbë, mund të dëmtojë zmaltin. Limoni gjithashtu përmban edhe përqindje të lartë sheqeri, i cili është i dëmshëm për dhëmbët dhe lëkurën.

Jogurti
Kur blini jogurt me përqindje të ulët të yndyrës së qumështit, pikërisht keni blerë jogurtin me sasi plotësuese të sheqerit i cili do të duhej që të plotësonte shijen. Sasia e madhe e sheqerit do të bëjë që lëkura juaj të duket më e vjetër për shkak se ai shkatërron kolagjenin e fibrave, prandaj lëkura nuk është në gjendje të rigjenerohet.

Vera e bardhë
Alkooli është njëri ndër dëmtuesit kryesorë kur është fjala për ngjyrën e dhëmbëve tuaj. Shkaktari i kësaj është që alkooli e bën gojën të thatë, ulë sasinë e pështymës dhe shkakton kariesin dhe njollat. Më mirë është që të konsumoni verën e kuqe, sepse vera e bardhë është më shumë e thartë dhe mund të shkaktojë më shumë dëme.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike