Në ditët e sotme të njohësh një person të sinqertë është shumë e vështirë. Prandaj në momentin që po flasim me dikë për një temë delikate fokusohemi tek të gjitha gjestet e tij. E gjitha kjo bëhet për të kuptuar nëse personi që kemi përballë po na gënjen apo është i sinqertë.
Sytë
Kontakti me sy mund të jetë një tregues i fortë i pandershmërisë. Për shembull, nëse dikush po bën shumë pak ose më shumë seç duhet kontakt me sy, ka gjasa që ky person po të gënjen.
Koka
Personi që po gënjen, ndoshta do të tundi kokën e tij, ose ngurron pak para se të miratojë duke tundur kokën.
Hunda
Njerëzit e pandershëm shpesh prekin hundët e tyre kur ata janë duke gënjyer.
Goja
Një person i cili po gënjen, mund t’i fshehë buzët ose të mbulojë gojën në mënyrë të pandërgjegjshme, në përpjekje për të parandaluar gënjeshtrën që të dalë.
Frymëmarrja
Ndërkohë që dikush është duke ju gënjyer, ai fillon të marrë frymë më shpejt ndërsa flet.
Përsëritja
Një person i pandershëm do të përsërisë të njëjtat fraza ose fakte duke menduar se duke theksuar dhe duke thënë të njëjtën gjë pa pushim në mënyrë që të duket më bindës.
Zëri
Një gënjeshtar nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë tërësisht tingëllimin e zërit, kështu që do të jetë e lehtë të dalloni nëse jeni duke u gënjyer nga dikush.
Duart
Shenjat e mundshme që një person është një gënjeshtar janë: kruarja e hundës, prekja ose mbulimi i buzëve ose shtrëngimi i grushteve.
Trupi
Një person i sinqertë përkulet ndaj personit tjetër kur është i angazhuar në një bisedë. Por një gënjeshtar do të lëvizë ose do të largohet pa mendje.
Komente











