BEOGRAD- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, ka deklaruar se Amerika, po të ishte pjesë e BE-së, do të votonte për zgjerim, duke theksuar se ky vend e mbështet integrimin e Serbisë.
Në konferencën “Serbia dhe Bashkimi Europian-një shans i ri?”, Kirby ka thënë se SHBA shpreson se "Beogradi do të bëjë gjithçka është e mundur për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë".
“Përmes zbatimit, ju me siguri do të siguroni partnerë europianë, që do të votojnë për dhënien e datës për nisjen e negociatave”, u shpreh Kirby.
Diplomati amerikan ka theksuar se nga integrimi i Serbisë në BE nuk do të përfitojë vetëm Serbia, por i tërë rajoni, dhe ka shtuar se edhe Prishtina ka aspirata europiane, ndërsa shtoi se "ajo që“është e mirë për Kosovën, është e mirë edhe për Serbinë dhe rajonin”.
Marrë nga 'Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com