Një ditë pasi Kiri Hajdari bëri një sqarim lidhur me qëndrimin e Rudinës pas vendimit për të mos djegur mandatin, kjo e fundit ka postuar një foto me ambasadorin e  BE në Tiranë, Luigji Soreca.

Në deklaratën e tij në përfudim të protestës gjatë së cilës u shfaq krah kryedemokratit Basha, Kiri u shpreh se pavarësisht se ai dhe e motra kanë zgjedhur rrugë të ndryshëm, ndaj të njëjtin qëllim, triumfin e opozitës

Nga ana tjetër fotoja e postuar nga Rudina është shkrepur disa ditë më parë, por ajo ka zgjedhur ta publikojë sot.

Kujtojmë se Soreca ka qenë vazhdimisht kundë vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe ka bërë thirrje për dialog mes palëve, ndërsa vetë Rudina është shprehur se për mandatin e saj është konsultuar me ndërkombëtarët.