Kirurgia e parë humbi betejën me COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të të shpëtonim! Njerëzit si ti s'vdesin kurrë, por jetojnë në zemrat tona

TIRANË- Shkuarja në punë për mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës, sot nuk ka qenë aspak e lehtë! Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të shtunë ato nuk mundën t'i thonin "mirëmëngjes", koleges së tyre, Zyliha Kraja, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një muaji luftë me COVID-in.

Me "zemërimin" që nuk mundën ta shpëtonin e të pikëlluar për humbjen, kanë zgjedhur që të thotë disa fjalë për Krajën, kolegen e palodhur, doktoreshën humane dhe besnike të profesionit që i shërbeu deri në ditën e fundit profesionit.

Detyra e vështirë, për t'i lexuar ato rreshta i është caktuar mjekut kirurg Shpëtim Ymeri, i cili as vetë nuk e kishte menduar që do i binte "kjo barrë e madhe".

"Nuk e mendoja kurrë që të më vije në këtë barrë që të flisja në këtë ceremoni mortore, mendoja që do të shtrëngoja dorën siç bëja në spital dhe të thoja "ia hodhe mikja ime". Nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale. Humbje e madhe për familjen, e mbarë qytetin. Ndihemi të pikëlluar për këtë humbje, të një profesioniste të vwrtetw, dokroreshë humane, të palodhur dhe fjalë pak dhe besnike të këtij profesioni që qëndroi deri në ditën e fundit. Burim frymëzimi, ne të jemi mirënjohës. Kemi kaluar momente stresi, lidhje e sakrifica por edhe sadisfaksionin që të të jep profesioni si kirurg. Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë, por jetojnë në mendjen dhe zemrat tona", tha ai, teksa nga pas ishin kolegët që nuk mbajtën dot lotët.

Kraja u shua në moshën 78-vjeçe, por ajo do të mbahet mend gjatë nga shkodranët, por jo vetëm, për kontributin e dhënë! Edhe pse kishte dalë në pension, ajo vazhdoi punën me të njëjtin pasion si në ditën e parë. Zyliha Kraja ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Kirurgia u nda nga jeta për shkak të COVID19, Ademi: Shëroi pacientët deri në fund të jetës

Kirurgia e parë femër në Shkodër Zyliha Kraja, u nda nga jeta ditën e djeshme pasi humbi betejën me koronavirusin.

Të shumtë kanë qenë personat që kanë shprehur hidhërimin e tyre për ndarjen nga jeta të doktoreshës së nderuar.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi teksa ka nxjerrë foto nga ceremonia përkujtimore, shkruan se ishte një humbje shumë e madhe për familjarët e saj, por edhe për Shkodrën.

Ademi ka vlerësuar  kontributin e saj pas daljes në pension në shërbim të pacientëve, të cilëve u shërbeu deri në fund të jetës së saj.


"Lamtumirë doktoreshë Zyli!

I është dhënë lamtumira e fundit Doktoreshë Zylit, kirurges me zemër të madhe dhe përkushtim të rrallë. Përfaqësuese e brezit të artë të mjekëve shkodranë, që në kushte aspak të lehta, shëruan pacientët e tyre pikë së pari me humanizmin e tyre dhe më pas me profesionalizimin e përkushtimin e spikatur.

Doktoreshë Zyli i shërbeu pacientëve deri në ditët e fundit të jetës, edhe pse kishte shumë vite që kishte mbushur moshën e pensionit.

Një humbje e madhe për bashkëshortin e saj, dramaturgun e përmasave ndërkombëtare Fadil Kraja, familjen e saj, kolegët, miqtë, Shkodrën dhe të gjithë ata, që falë Doktoreshë Zylit dhe punës së saj, janë sot shendetplotë.

Pushofsh në paqe Doktoreshë Zyli! Do të na mungosh të gjithëve", shkruan Ademi.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 05/09/2020 11:10

    Koment dinjitoz

    Përgjigju
  • zara: 05/09/2020 11:02

    Ngushëllime familjes, i qoftë dheu i lehtë. Keqardhje që po humbasin jetën kaq shumë njerëz, 870 mijë njerëz më pak nga ky virus i mallkuar, 7000 nga të cilët janë punonjës të shëndetësisë, pjesë e së cilës u bë dhe kjo kirurge, virusi vdekjeprurës nuk i ndan në të shkolluar dhe të pashkolluar, të vjetër e të rinj, të pasur e të varfër. Vdekja nuk pyet prandaj bëhuni të vetëdijshëm të zbatoni rregullat. Duke u mbrojtur vetë mbrojmë edhe këta punonjës të përkushtuar për të na shërbyer, që janë në vijën e parë të frontit e të rrezikut. Popull mos u merr me politikë, por lufto për jetën e shëndetin, se vetëm po qe mirë me shëndet, mund të përballosh edhe sfida të tjera në jetë. Keqardhje për të gjithë që nuk po e përballojnë këtë sëmundje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë