TIRANË- Koronavirusi i merr jetën kirurges së njohur në Shkodër, Zyliha Kraja. Ajo luftoi prej një muaji me COVID-in, por nuk ia doli që të triumfonte në këtë betejë!
Kraja u shua në moshën 78-vjeçe, por ajo do të mbahet mend gjatë nga shkodranët, por jo vetëm, për kontributin e dhënë! Edhe pse kishte dalë në pension, ajo vazhdoi punën me të njëjtin pasion si në ditën e parë.
Zyliha Kraja ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.