Kirurgjia Dermo - Estetike
Spitali Amerikan prezanton risitë

Kirurgjia Dermo - Estetike <br />Spitali Amerikan prezanton risitë
TIRANE - Shqiptarët nuk kanë më nevojë të shpenzojnë në klinika të huaja për të kryer ndërhyrje dermo-estetike. Klinika Vivia ka përsosur imazhin e saj duke qenë sot fjala e fundit e trajtimeve të këtij lloji.

Kjo klinikë është e vetmja qendër e estetikës mjekësore në të cilën aplikohen metoda bashkëkohore përmes pajisjeve më të avancuara të teknologjisë botërore nga mjekë të njohur që i kryejnë këto trajtime në klinikat më të specializuara të Evropës.

Një prej tyre është dhe doktor Antonio Ortego Gomez i njohur si mjek kirurg që ka kryer ndërhyrje estetike tek shumë persona vip si Penelope Cruiz. Në Konferencën Ndërkombëtare të Dermatologjisë, e organizuar nga Spitali Amerikan në Tiranë, doktor Gomez i cili punon në klinikën Vivian në Tiranë, shpjegoi efektet pozitive të aplikimit me lazerin fraksel për heqjen e shenjave të akneve të vjetra, shenjat e djegieve dhe plagëve, shenjat nga operacionet e ndryshme, njollat e shtatzënisë apo melazmat, zbutjen e rrudhave rreth syrit, njollat ngjyrë kafe të plakjes, rinimin dhe rigjenerimin e pjesëve të qafës, dekoltesë apo duarve.

Mjekja dermatologe në Spitalin Amerikan në Tiranë, Dr. Irena Savo në fjalën e saj prezantoi një ndër procedurat më të avancuara të kirurgjisë estetike, termazhin e cila shërben për trajtimin e rudhave me efekt lifting.

Ajo e vlerësoi procedurën termage si një mrekulli të shkencës. Sipas saj, mjafton një seancë për të parë rezultatet e suksesshme të termazh e cila i jep fytyrës një pamje më të re dhe një rinim të vërtetë disa vjecar të zonës së trajtuar. Sipas dermatologes së Spitalit Amerikan, kjo metodë është evidentuar klinikisht në mijëra pacientë në botë pasi sjell rifitim të elasticitetit dhe rritje të tonusit me efekt lifting, një lëkurë të lëmuar dhe më të tërhequr, zbutje të rrudhave dhe vijëzimeve të lehta përgjatë gojës, syve e ballit, lëkurë më të lëmuar të qepallave të syve dhe zonës përreth tyre.

Ndërsa kirurgia plastike në Spitalin Amerikan, Rezarta Kapaj prezantoi metodën bashkëkohore zeltig e cila sipas saj është aplikuar jo vetëm në ndërhyrjet estetike, por dhe në ata pacientë që kanë pasur probleme të rënda dermatologjike si pasojë e sëmundjeve apo traumave që kanë kaluar.

Kjo procedurë revolucionare u shpreh Dr. Rezarta Kapaj konsiston në përdorimin e një metode të kontrolluar ftohjeje e quajtur crylipolysis e cila detekton, ftoh dhe shkatërron qelizat e dhjamit pa dëmtuar indin përreth. Pas procedurës së zeltigut, e cila zgjat një orë, metabolizmi i trupit vihet në punë. Në 2 - 4 muajt pasardhës qelizat e dhjamit të kristalizuara, shpërbëhen, largohen dhe hidhen në mënyrë natyrale nga trupi. Zeltig është një procedurë pa dhimbje për të shpëtuar nga masat e dhjamit rezistente dhe ndaj sportit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi