Kirurgjia me sallë të re,
shtohet fluksi i pacientëve

Kirurgjia me sallë të re, <br />shtohet fluksi i pacientëve
TIRANE - Dy milionë euro, dhe gjithçka dukej ndryshe në sallat e reja të Urgjencës së kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Qytetarët që ishin përballur me sallat e vjetra, ndërsa shihnin ditën e djeshme shumë kamera e gazetarë, madje edhe mjekë që dilnin e flisnin në mikrofona, e pranonin se sallat e vjetra ishin “për faqe të zezë”.

Vetë ministri Vangjel Tavo gjatë deklaratave të tij televizive e kishte pranuar edhe publikisht se Kirurgjia ishte “në pikë të hallit”, por që duheshin investime të mëdha nga qeveria për të përmirësuar këtë shërbim.

Ditën e djeshme, dukej se te kirurgjia gjithçka ishte gati. Godina e vjetër, e cila prej kohësh ishte amortizuar, nuk do të jetë më në funksion. Edmond Rrushi, drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ngurroi të thoshte se ndjehej krenar që këto salla të reja inauguroheshin vetëm pak kohë pasi ai ka marrë detyrën si drejtor.

“Sot po hapim sallat e reja të Urgjencës Kirurgjikale me pajisje bashkëkohore, të cilët po vendosen për herë të parë në funksionim. Me këtë investim ne i japim një herë e mirë fund urgjencës së vjetër, e cila tashmë do të mbyllet përfundimisht. Këto pajisje për mjekët sjellin një teknologji të re dhe të avancuar, ndërkohë që për pacientët sigurojnë një mbarëvajtje më të mirë të kurimit të tyre. Sa i përket shërbimit të reanimacionit ai do të mbyllet. Me një urdhër të ministrit të dhënë pak kohë më parë ky shërbim mbyllet, ndërsa kemi vënë në funksion të plotë sallat e reanimacionit të ri” tha drejtori i QSUT, Edmond Rrushi.
 
Ylli Ziçishti, ka një jetë që punon në këtë spital. Dukej se mjeku i vjetër që ka kaluar me mijëra e mijëra pacientë në dorë, mezi e kishte pritur që të punonte jo vetëm në salla më të mira, por edhe me kushte më të mira për pacientët.

 “Ne përballojmë një fluks të madh pacientësh të cilët jo të gjithë janë për ndërhyrje kirurgjikale. Gjatë 24 orëve ne presin 50 deri ne 60 pacientë të cilët marrin ndihmë mjekësore, operohen ose shtrohen në pavijone për të marrë të tjera trajtime ne një stad të dytë. Me investimin e bërë ne tashmë kemi 2 salla operacioni, me pajisje të reja.

Ky shërbim ka edhe anën funksionale të tij, pasi çdo pacient që do të paraqitet tek ne do ti bëhet e mundur vendosja e diagnozës brenda 3 orëve, pasi në këtë godinë do të mund të kryejë analizat, vizitat si dhe ekzaminimet e imazherisë. Po kështu edhe pacientët të cilët do i nënshtrohen operacioneve do të ranimohen në ambientet e reja” tha Ziçishti, sipas të cilit, çdo ditë në këtë shërbim kryhen 8 deri në 10 ndërhyrje përgjatë 24 orëve. Vendosja në funksionim i këtyre sallave të reja, do të bëj që shumë pacient të mos shkojnë më në spitalin nr.2, i cili është jashtë çdo kushti si higjeno-sanitar ashtu dhe jashtë çdo kushti minimal për tu kuruar. Urgjenca Kirurgjikale e re plotëson tani çdo mungesë të pacientëve.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi