Kirurgu shqiptar në SHBA takon
Papën, Nënë Tereza më frymëzoi

Kirurgu shqiptar në SHBA takon<br />Papën, Nënë Tereza më frymëzoi
Një mjek i lindur në Shqipëri, rritur dhe edukuar nga Nënë Tereza javën e ardhshme do të bëjë një udhëtim për të takuar Papa Françeskun.

Mateo Ziu ishte adoleshent kur në Shqipëri u rrëzua sistemi komunist ndërsa Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Po në atë vit Mateo u takua për herë të parë me Nënë Terezën, e cila pas shkatërimit të kishave ka pranuar dhe ndihmuar për rindërtimin e tyre.

Mateo Ziu nënvizon se takimin e parë me Nënë Terezën ka pasur një emocion dhe impakt shumë të madh aq sa Nënë Tereza i ka propozuar adoleshentit, që të bëhet prift. 

“Dua të bëhem doktor që të ndihmoj njerëzit në nevojë dhe të kem fuqinë ti lehtësoj dhimbjen” – kjo ishte përgjigja të cilën Mateo Ziu i kishte dhënë Nënë Terezës gjatë vizitës së parë në Shqipëri.

Nuk kaloi shumë kohë dhe djaloshi i cili i kishte lënë mbresa të veçanta Nënë Terezës mori një bursë nga organizata e bamirësisë katolike. Mateo Ziu vazhdoi studimet në një universitet në Itali, ndërsa tani pas shumë vitesh ai nuk i kthen dot përgjigje pyetjes se “a ishte nënë tereza ajo e cila i ofroi këtë bursë?!”.

Në punën si mjek kirurgu shprehet “kur pacienti është i diagnostikuar me tumor në tru si diagnoza më e frikshme dhe unë me profesionin tim kam mundësi të parandaloj dhimbjen dhe të bëj që pacienti të jetojë i lumtur me familjen. Kjo është kënaqësia me e madhe për mua si mjek”

Doktori pohon se Nënë Tereza ka qënë një frymëzim për të vazhduar shkollën e mjekësisë dhe kirurgjisë. Ndërsa tani që është në një ndër kirurgët më të zotë në Austin të Teksasit, të mërkurën e ardhshme do të takohet me Papa Franceskun.

Në përfundim të intervistës ai e vlerëson Papën dhe Nënë Terezën, si dy figurat, që i kanë dhënë shumë njerëzimit duke i falur më shumë dashuri.
mateo ziu
Redaksia Onlina
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve