Kisha e Përmetit, Greqia "merr
hak" , rradha 2 km në kufi

Kisha e Përmetit, Greqia hak" , rradha 2 km në kufi">
GJIROKASTER - Greqia “hakmerret” për marrjen e godinës së Pallatit të Kulturës në Përmet e cila ishte kthyer në kishën e Shën Marisë së Pazarit 

ORA 12:00 KAKAVIJE: RRADHA 2 KM  
Korrespondenti Piro Nase informon për agravim të situatës në pikën kufitare të Kakavijës. Në orën 11:50 informonte se rradha në pikën kufitare ka arritur në 2 km.  Shkak është ngadalësia e procedurave dhe rigoroziteti i kontrollorëve grekë për të zbatuar procedurat e Shengen nga shtetasit shqiptarë. “Situata është e nderë dhe rradhët shtohen nga momenti në moment”- informon Lutaj.
  

ORA 08:30 220 SHQIPTARE KTHEHEN MBRAPSHT
 
Sot në mëngjes korrespondenti ynë në Gjirokastër Piro Nase informonte se brenda 24 orësh policia greke ka kthyer mbrapsht qindra shqiptarë me pretendimin se nuk kishin garancinë financiare prej 1500 euro për ditët e qëndrimit në Greqi.

​ Disa shqiptarët kanë mundur të hyjnë në tokën greke vetëm pasi kanë tërhequr nga bankomatët e vendosur në Kakavijë shumën e kërkuar nga policia kufitare.

"Mbi 220 shqiptarë nuk janë lejuar të hyjnë në tokën greke nga policia kufitare e Greqisë. Jo vetëm kaq shqiptarët që udhëtonin me autobusë dhe kishin pasaporta biometrike të rregullta,  janë lënë në  pritje të gjata deri në 6 orë për të hyrë në tokën helene."- informon gazetari ynë.

Gjatë natës pala greke punonte vetëm me dy sportele duke bërë 1 orë pushim dhe një orë punë.  
 
Garancia financiare është një rregull i vendosur për çdo shqiptar që udhëton në zonën Shengen, por në shumicën e rasteve nuk është kërkuar në autorietet greke, dhe besohet se ky “acarim” i grekëve e ka origjinën tek marrja e godinës së Pallatit të Kulturës e kthyer në Kishë në Përmet.

Zyrtarisht, nuk dihet se çfarë justifikimesh i kanë dhënë autoritetet greke kreut të Policisë Shqiptare të Emigracionit, Admir Abrisë, pasi ai u ka kërkuar një shpjegim të detajuar me shkrim. Por, realisht, dy-tre prej kontrollorëve grekë e kanë shprehuar dufin e tyre tek emigrantët.
 

”Kisha që sekuestruat do të bjerë mbi ju. U kthyet sërish në kohën e komunizmit duke prishur kishat. Gjithmonë këto probleme do të keni po nuk kthyet kishën.  Ju do ta pësoni”- mësohet t'u kenë thënë policët grekë shqiptarëve. 

Më 16 gusht 2013, Zyra e Përmbarimit me mbështetjen e policisë private ekzekutoi vendimin e gjykatës për kthimin e Pallatit të Kulturës Bashkisë së Përmetit. Kjo shkaktoi një përplasje mes priftërinjve dhe policisë, që mbështeti zyrën e Përmbarimit.

Ndaj këtij veprimi reagoi menjëherë ministria e Jashtme greke e cila dërgoi një note proteste dhe konsullata greke e Gjirokastrës dhe ambasada greke në Tiranë u urdhëruan që ta ndjekin çështjen nga afër. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras e konsideroi ngjarjen në fjalë si “Një ngjarje të paprecedent, të paparanueshme dhe të dënueshme, pavarësisht pretendimeve ligjore të secilës palë”, ndërkohë që shprehu shpresën “Se këto veprime janë bërë pa dijeninë e qeverisë shqiptare”.

Reagime pati dhe nga Mitropolia e Korçës dhe klerikët e një grup besimtarësh ortodoksë në qytetin e Beratit. Ata kërkojnë kthimin e godinës Kishës Ortodokse duke e cilësuar një sulm ndaj ortodoksëve.   

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës