200 fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë janë ftuar në një drekë festive për krishtlindjet. Dreka është përgatitur nga nxënësit e shkollës së kuzhinës, ndërsa është sponsorizuar nga kisha katolike në Lezhë.
Nxënësit e shkollës së kuzhinës në Lezhë kanë shtruar një drekë për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian. Janë 200 fëmijë të cilët u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me këtë rast. Iniciatori i këtij aktiviteti, Arber Avdia, u shpreh se është kënaqësi t’iu shërbesh fëmijëve në nevoje.
“Nxënësit kanë marrë një iniciativë për të ndihmuar fëmijët në nevojë, për ne është shumë kënaqësi, ju urojmë Krishtlindjen dhe një Vit të Ri sa më të mbarë”, tha Arber Avdia Kuzhinier.
Ipeshkvi i Dioqezes së Lezhës, Otavio Vitale, tha se kisha katolike është e prirur të qëndroje pranë atyre që kanë më shumë nevoje, ndërsa drejtori i qendrës "Shenjta Mari" Luçiano Levri, deklaroj se mbështetja për romet dhe egjiptianet do të jetë e vazhdueshme.
“Dëshira jonë është të qëndrojmë sa më afër njerëzve që janë në nevojë, ky është mësimi i kishës të qëndrojmë afër çdo njeri të varfër,” u shpreh Otavio Vitale Ipeshk i Lezhës.
“Prej 15 vitesh ndihmoj 90 fëmije rom dhe egjiptian që të jenë si të tjerët, të kenë të njëjta të drejta dhe të mund të shkojnë në shkollë. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Unë jam i bindur se çelësi i integrimit është shkolla, tregoi Luçiano Levri Drejtor i qendrës" Shenjta Mari".
Dreka e bamirësisë për fëmijët rom dhe egjiptian është kthyer në një tradite në qytetin e Lezhës, pasi është viti i 4 që organizohet.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Antikorrupsioni’: Komision Parlamentar të përhershëm! Ekspertët: Kuvendi monitorim institucioneve antikorrupson! Xhafaj: Kush e kontrollon kontrollorin?
19 Shkurt, 17:27
-
Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës
19 Shkurt, 17:14
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14