Kisha Katolike, Papa Françesku: Skandalet seksuale po largojnë njerëzit

Kisha Katolike, Papa Françesku: Skandalet seksuale po largojnë njerëzit

Papa Françesku

Papa Françesku më në fund e ka pranuar se skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike, po zemërojnë njerëzit dhe po i largojnë ata nga Kisha.

Ai ka theksuar se Kisha duhet të ndryshojë me një herë nëse dëshiron të mbajë afër gjeneratën e ardhshme.

Papa i është referua kështu krizës që tronditi papatin e tij, gjatë ditës së fundit të vizitës në vendet baltike. Kjo ngjarje përkoi me publikimin e një raporti të ri që bën fjalë për abuzime seksuale gjatë disa dekadave në Kishat Katolike në Gjermani.

Papa iu ka deklaruar të rinjve në Estoni, se ky është vend që konsiderohet si më pak religjioz në botë, se e di që shumë të rinj ndihen se Kisha nuk ka asgjë për t’iu ofruar dhe se thjesht nuk i kupton problemet e tyre të kohës së sotme.

Gjithashtu Papa ka njoftur se Kisha Katolike dëshiron të flasë hapur për të gjitha akuzat në drejtim të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion