Presidenti Ilir Meta, ka zbuluar disa nga planet e tij të karrierës përpara se të përballej me një situatë ‘të turbullt’ politike.

Meta, i ftuar në emisionin ‘TPZ’, deklaroi se kishte në plan një mandat të dytë presidencial dhe më pas nisjen e një karriere diplomatike, por të gjitha këto plane kanë ndryshuar.

Në mënyrë që Presidenti Meta t’i rikthente vlerën që i takon popullit shqiptar atij iu desh që të hiqte dorë nga këto synime. Si rrjedhojë do të angazhohet pas mbarimit të mandatit si një aktor politik opozitar.

"Kisha menduar një mandat të dytë dhe më pas të nisja një karrierë diplomatike. Gjërat erdhën kështu që të angazhohem për të rivendosur pluralizmin politik që është tradhtuar.

Do t'ja japim vlerën që i takon popullit, t'i rikthejmë sovranitetin, më të mos guxojë askush të ndryshojë Kushtetutën pa referendum", tha ndër të tjera Meta.