Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas Janullatos me simptoma të lehta

Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas Janullatos me simptoma të lehta

Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje të mirë shëndetësore. Përmes një postimi në Facebook, ata shkruajnë se përgjatë 4 ditëve, Janullatos ka shfaqur vetëm simptoma të lehta dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht, kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin "Evaggelismos" në Athinë.

Njoftimi i plotë i Kishës Ortodokse

Kryepiskopi vazhdon me simptoma të lehta dhe merr urime të shumta për shërim të shpejtë. Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit Anastas këto 4 ditë vazhdon të jetë me simptoma të lehta, e qëndrueshme dhe nën kontrollin e vazhdueshëm dhe të përkushtuar të mjekëve. Në përshëndetjen pas shtrimit në spitalin “Evangelismos”, Fortlumturia e Tij Anastas theksoi se “Rrugëtimi ynë në Shqipëri nisi me përshëndetjen “Zoti është me ne” dhe me përgjigjen në kor “edhe ne me Zotin”, që na mbështeti në sigurinë se “Perëndia nuk do të na braktisë”… Dhe citoi një varg të Ungjillit, që shpreh mënyrën se si duhet ta përballojmë pandeminë: “Mos ki frikë, vetëm beso” (Llk.8:50). Kryepiskopi Anastas ka shprehur falënderime për të gjithë mjekët dhe infermierët dhe për njerëzit e shumtë, që edhe një herë tjetër e shfaqën dashurinë e tyre me lutje spontane e të zjarrta. Këto ditë kanë qenë të pareshtura interesimi, telefonatat, mesazhet dhe reagimet në media nga besimtarët orthodhoksë, që presin ta shohin Kryepiskopin sa më shpejt mes tyre. Vëmendje të madhe kanë treguar në këtë rast edhe mediat e ndryshme, disa prej të cilave kanë bërë një pasqyrim korrekt dhe të ngrohtë. Një vizitë në spital i bëri Kryepiskopit edhe ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zj. Luela Hajdaraga, e cila i shprehu Fortlumturisë së Tij Anastas gëzimin që po e takonte dhe që shikonte se ishte mirë. “Do t’ia çoj këtë mesazh gjithë shqiptarëve që ndodhen këtu dhe gjithë popullit shqiptar. Falënderojmë Zotin dhe ju kemi në lutjet tona”, tha ajo mes të tjerash. Kryepiskopi vlerësoi ambasadoren për interesimin dhe u shpreh se me ndihmën e Perëndisë i gjithë njerëzimi do të dalë fitimtar ndaj pandemisë


Lajmi kryesor:

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore! Ambasadorja shqiptare vizitë në spitalin në Greqi


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë