Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore! Ambasadorja shqiptare vizitë në spitalin në Greqi

Kryepeshkopi Anastas Janullatos duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga e ka vizituar kryepeshkopin në spitalin "Evaggelismos" të Athinës, duke i uruar shërim të shpejtë.

Në videon e siguruar nga Shqiptarja.com, shihet Janullatos i shtrirë teksa ka zhvilluar edhe një bisedë me ambasadoren Hajdaraga.

Ai thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pasi shprehu mirënjohjen e sinqertë për kujdesin e veçantë të mjekëve, infermierëve dhe dashurinë e shprehur të njerëzve, ka përcjellë mesazhin “Mos ki frikë, vetëm beso”.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u infektua nga koronavirusi disa ditë më parë. Kujtojmë se drejtuesi i KOASH u nis para dy ditësh me një avion ambulancë të ushtrisë greke nga Tiranë për në Athinë. Ai mbërriti në Athinë brenda një kapsule.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas Janullatos me simptoma të lehta

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje të mirë shëndetësore. Përmes një postimi në Facebook, ata shkruajnë se përgjatë 4 ditëve, Janullatos ka shfaqur vetëm simptoma të lehta dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht, kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin "Evaggelismos" në Athinë.

Njoftimi i plotë i Kishës Ortodokse

Kryepiskopi vazhdon me simptoma të lehta dhe merr urime të shumta për shërim të shpejtë. Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit Anastas këto 4 ditë vazhdon të jetë me simptoma të lehta, e qëndrueshme dhe nën kontrollin e vazhdueshëm dhe të përkushtuar të mjekëve. Në përshëndetjen pas shtrimit në spitalin “Evangelismos”, Fortlumturia e Tij Anastas theksoi se “Rrugëtimi ynë në Shqipëri nisi me përshëndetjen “Zoti është me ne” dhe me përgjigjen në kor “edhe ne me Zotin”, që na mbështeti në sigurinë se “Perëndia nuk do të na braktisë”… Dhe citoi një varg të Ungjillit, që shpreh mënyrën se si duhet ta përballojmë pandeminë: “Mos ki frikë, vetëm beso” (Llk.8:50). Kryepiskopi Anastas ka shprehur falënderime për të gjithë mjekët dhe infermierët dhe për njerëzit e shumtë, që edhe një herë tjetër e shfaqën dashurinë e tyre me lutje spontane e të zjarrta. Këto ditë kanë qenë të pareshtura interesimi, telefonatat, mesazhet dhe reagimet në media nga besimtarët orthodhoksë, që presin ta shohin Kryepiskopin sa më shpejt mes tyre. Vëmendje të madhe kanë treguar në këtë rast edhe mediat e ndryshme, disa prej të cilave kanë bërë një pasqyrim korrekt dhe të ngrohtë. Një vizitë në spital i bëri Kryepiskopit edhe ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zj. Luela Hajdaraga, e cila i shprehu Fortlumturisë së Tij Anastas gëzimin që po e takonte dhe që shikonte se ishte mirë. “Do t’ia çoj këtë mesazh gjithë shqiptarëve që ndodhen këtu dhe gjithë popullit shqiptar. Falënderojmë Zotin dhe ju kemi në lutjet tona”, tha ajo mes të tjerash. Kryepiskopi vlerësoi ambasadoren për interesimin dhe u shpreh se me ndihmën e Perëndisë i gjithë njerëzimi do të dalë fitimtar ndaj pandemisë

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • faro: 15/11/2020 04:56

    Luela! Ky që t'i e NDEROVE me vizitë, a na e ka përmendur ndonjëherë Nolin tonet të nderuar, si themelues të kishës autoqefale?

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2020 23:35

    /LARI/ ktheu dhe ti ne coban qe te te kurojne jashte.

    Përgjigju
  • Lari: 14/11/2020 14:13

    Delet kurohen mrena kurse çobanet kurohen jashte shtetit

    Përgjigju
  • Ehuu: 14/11/2020 10:52

    Po kjo cte semes do qe vete viziton kete. Po shqipot e tjere i viziton kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër