ATHINE - Kisha në Greqi është e gatshme të vërë në dispozicion pasuritë e saj për të ndihmuar shtetin helen për të dalë nga kriza. Kjo është bërë e ditur nga Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Hieronymus.

Duke folur për mediat greke, Kryepeshkopi ortodoks theksoi se nuk ka bisedime rreth shitjes së pronës së kishës, por për ta shfrytëzuar atë në mënyrë që të mbetet në duart greke, me kusht që të ardhurat e gjeneruara të shkojnë për shlyerjen e borxhit.

Hieronymus vuri në dukje megjithatë se çështja do të diskutohet në kohën e duhur me kryeministrin. Kryepeshkopi dha një mesazh edhe për kancelaren gjermane Angela Merkel, duke theksuar se "çdo gjë që mund të bëhet në favor të popullit grek do të ishte e mirëpritur."

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)